9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Kosova po furnizohet me sistemet më moderne të armatimit

Kosova po furnizohet me sistemet më moderne të armatimit. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai thotë se po vazhdojnë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale dhe furnizimin me sistemet më moderne të armatimit.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s.

Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.

Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, shkruan ai./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img