Është shtyer edhe ndeshja e sotme e Superligës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Dritës.
Bora e madhe e cila ka rënë gjatë ditës së shtune, ka bërë që stadiumi në Kampin Nacional në Hajvali, të mos i plotësoj kushtet për lojë, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për shtyerjen e ndeshje e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës, përmes një njoftimi në Facebook.
”Shtyhet ndeshja. Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës caktohet ndërkohë. Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim.’, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që edhe dy ndeshjet e ditës së djeshme, Feronikeli ’74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, janë shtyer për shkakt të reshjeve të borës dhe do të zhvillohen ditën e marte./IndeksOnline/