Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nuk ka lëndime në njerëz, por ka disa dëme materiale.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”.
“Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në konfirmim.