Një njeri i moshuar para se të vdiste ka blerë vetë arkivolin në të cilin do të varrosej para se të vdiste.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Lecce, i moshuari e ka blerë për mos t’ja lënë barrë familjes së tij dhe e kishte fshehur atë nën krevatin e tij.
Kur ai vdiq nipërit e tij, pas funeralit u kthyen në shtëpi dhe pasi po kërkonin në gjërat e tij, kanë bërë edhe zbulimin i cili i habiti.
Nën shtratin e të moshuarit ishte fshehur arkivoli që gjyshi i tyre kishte ruajtur me kujdes.
Për fat të keq dëshira e të moshuarit nuk u plotësua sepse arkivoli u gjet pas vdekjes dhe varrosjes së tij, pasi ai nuk i kishte treguar askujt për këtë blerje.