Tre fluturime të planifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë mundur të aterojnë si pasojë e kushteve atmosferike.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Gara theksoi se tre fluturimet janë zhvendosur për në Tiranë.
“Ju informojmë se 3 fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë divertuar në Tiranë”, ka thënë Gara