-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Samiti i OSBE-së, Osmani: Blinken vjen në darkën joformale, për Lavrovin s’ka konfirmim

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar sot se është konfirmuar se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken do të jetë në darkën joformale që do të mbahet më 29 nëntor në Aleksandar Palace, në kuadër të këshillit ministror të OSBE-së.

Megjithatë, Osmani tha se nuk ka informata nëse në këtë darkë, do të marrin pjesë edhe ministrat e Rusisë dhe Ukrainës, pasi theksoi se agjendat e çdo ministri janë të ndryshme.

I pyetur nëse ka mbështetjen e ministres së Mbrojtjes rreth ardhjes së ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasi në seancën e Qeverisë, Petrovska votoi e përmbajtur, Osmani tha se janë në të njëjtën linjë në lidhje me kapacitetin nacional, por këtu nuk bëhet fjalë për takim bilateral.

“Në kapacitetin nacional, si ministër i Jashtëm do të isha kundër. Por, ministri i Jashtëm rus nuk vjen këtu në vizitë bilaterale, por vjen në vendin nikoqir të OSBE-së. Në kapacitetin nacional jemi në të njëjtën linjë me ministren Petrovska, por duhet të bëhet dallim. Në seancën e djeshme, Qeveria na dha kompetenca, MPJ-së, të jep pajtueshmëri për ardhjen e Lavrovit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes t’i jap numrat e thirrjes, sepse Ministria e Mbrojtjes i jep numrat e thirrjesve për të gjitha avionët qeveritarë dhe më pas ne si MPJ japim leje”, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

OSBE ende nuk ka arritur konsensus për zgjedhjen e kryesueses së ardhshme të OSBE-së. Organizata ka propozuar Estoninë, megjithatë Rusia dhe Bjellorusia bllokoi kandidaturën e këtij shteti. Ministri tha se, si alternativë, është kërkuar mbështetja e Maltës që të kandidohet dhe vendi ka lënë të hapur këtë mundësi, në rast se ka konsensus.

“Mbetet e hëna si dita D, sepse nëse duam që çështje të caktuara të përfundojnë para mbledhjes ministrore në Shkup. Shpresoj se të hënën do të kemi sukses, do të arrijmë sukses historik të sigurojmë kryesues të OSBE-së. Aty e kemi vendosur tani gjithë fokusin. Organizata nuk guxon të mbetet pa kryesues. Nëse nuk ka vendim deri të hënën, duhet të dëshmojmë përgjegjësi”, tha Osmani.

Në rast se OSBE nuk arrin konsensus, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë kryesimin edhe vitin e ardhshëm, por në këtë rast, sipas Osmanit, OSBE do të hyjë në çështje tërësisht të padefinuara, diçka me të cilën organizata nuk është përballur asnjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img