-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Marre”/ Miftaraj reagon ashpër ndaj Ministrisë së Drejtësisë: Për keqardhje, Qeveria i shfrytëzon për propagandë viktimat e dhunës në familje

Çanak alarmon për rrezikun në Ballkan: Serbët po armatosen përmes Kishës Ortodokse SerbeEhat Miftaraj nga IKD, ka reaguar ndaj mesazheve që sot ka dërguar Ministria e Drejtësisë, duke thënë se ka ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ministri s’ka autoritet e as kompetencë për t’i ashpërsuar dënimet e tilla, pasi kjo është kompetencë e Kuvendit.

Miftaraj ka thënë se është për keqardhje që Ministria e Drejtësisë bën fushatë politike me një çështje aq të ndjeshme dhe qeveria i shfrytëzon viktimat e dhunës në familje për propagandë.

Këtë ai e ka quajtur të turpshme.

Postimi i tij i plotë:

Ministria e Drejtesise ka ashpersuar denimet per veprat penale te dhunes ne familje dhe asaj me baze gjinore.

Mos dhuno!

Raporto 192!

Ky mesazh besoj se iu ka shkuar te gjithe perdoruesve te Vala 900.

Ministria e Drejtesise as ska autoritet e as kompetence me i ashpersu denimet per vepra penale e as per dhune ne familje. Kjo eshte kompetence dhe pergjegjesi e Kuvendit te Kosoves.

Ministria e Drejtesise propozon ligje, propozon politika ne fushen e drejtesise, propozon sanksione me te ashpra, POR miratohen nga Kuvendi i Kosoves.

Është per keqardhje kur Ministria e Drejtesise ben fushate politike me nje çeshtje kaq të ndjeshme si jane viktimat e dhunes ne familje dhe me baze gjinore.

Edhe viktimat e dhunes ne familje kjo qeveri i shfrytezon per propagande.

Marre!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img