-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Jansa për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet të gjithë të përfitojnë nga marrëveshja përfundimtare

Ish-kryeministri i Sllovenisë dhe lideri i Partisë Demokratike Sllovene, Janez Jansa, ka thënë se qëllimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë që të gjithë të përfitojnë nga marrëveshja përfundimtare.

I pyetur nëse ka përshtypjen se Bashkimi Evropian po e humb kontrollin mbi negociatat ndërmjet dy vendeve, ai tha se fatkeqësisht ajo përshtypje është e saktë dhe se për këtë ka dy arsye.

“Së pari, ka çështje të ndryshme të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, dhe as Bashkimi Evropian dhe as komuniteti më i gjerë ndërkombëtar nuk janë mjaftueshëm të guximshëm, të fortë dhe të mençur për t’i zgjidhur ato, jo vetëm përmes një negociate, por përmes një përpjekjeje të koordinuar, le ta quajmë. Arsyeja e dytë është se edhe ato negociata, pa atë qasje të koordinuar, nuk janë mjaft të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE”, thotë ish-kryeministri i Sllovenisë në një intervistë për Euronews.

Ai thekson se vetëm me përpjekje të kombinuara, ku synimi është që të mos ketë humbës dhe të përfitojnë të gjithë nga marrëveshja përfundimtare, mund të arrihet një rezultat i mirë me përpjekje të mëdha dhe me shumë vullnet politik dhe investime financiare.

Ai shton se para disa vitesh ka vendosur që të mos ndjekë të gjitha detajet e negociatave sepse ka parë që ka marrëveshje që nuk janë zbatuar dhe marrëveshje të reja që nuk janë zbatuar.

“Atëherë pse të interesohem për diçka që nuk do të sjellë asnjë rezultat? Unë nuk jam i njohur me detajet dhe për këtë arsye nuk mund të gjykoj çdo marrëveshje ose negociatë individuale. Unë mund të përsëris vetëm përgjigjen time të fundit. Duhet të shikohet pamja më e gjerë, bisedimet duhet tregohen më të sinqerta, me korrektësi politike, pa çështje të ndaluara që nuk guxojnë të negociohen, sepse është e qartë se rruga që po ecim sot nuk po sjell rezultate”, tha Jansa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img