-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vlora Hyseni në AKI dhe SHISH, Selimi: I vetmi person në botë që ka shërbyer në 2 shërbime inteligjence

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shpërndarë një postim të takimit të shefes së Inteligjencës së Shqipërisë, Vlora Hyseni me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner.

Selimi ka thënë se Vlora Hyseni është personi i vetëm në botë që sipas tij ka shërbyer në dy shërbimet e inteligjencës së dy vendeve të ndryshme, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Vlora Hyseni është i vetmi person në historinë botërore, gra apo burra, që ka arritur të jetë drejtoreshë e shërbimeve inteligjente në dy vende të ndryshme, Kosovë dhe Shqipëri. Ajo është shumë e vlerësuar me të gjithë aleatët kryesorë”, ka shkruar Selimi.

Megjithatë Vlora Hyseni në Kosovë s’e ka drejtuar AKI-në por ka qenë zv.drejtoreshë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img