-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Baton Haxhiu: Vëllezërit Dehari s’janë dëshmorë, s’meritojnë përkujtime solemne nga Qeveria

Publicisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka shkruar për dy vëllezërit Dehari, Arbnorin dhe Astritin. Haxhiu ka thënë se ata s’janë dëshmorë të kombit dhe se s’meritojnë as përkujtime nga Qeveria e as emra rrugësh në Prishtinë.

Në një shkrim autorial të publikuar në “Albanian Post”, Haxhiu ka shkruar se ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq që kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre në mënyrën më mizore.

“Arbnor dhe Astrit Dehari nuk janë dëshmorë të kombit. Nuk janë as martirët e fundit në historinë e këtij vendi. Nuk janë as simbole të ndërgjegjes qytetare në Kosovë. Ata nuk meritojnë as përkujtime solemne nga ana e Qeverisë, as grafite nëpër muret e disa prej qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, as emra rrugësh në Prishtinë. Ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq të cilët për problemet e tyre familjare kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre, në mënyrën më mizore”, ka shkruar Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img