-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i PDK-së: Pas 24 shtatorit, s’ia vlen as të diskutojmë lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 17 dhjetor në Kosovë.

Sipas partisë opozitare, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka dëshmuar qëllimet e Serbisë në Kosovë, andaj as nuk duhet të diskutohet kërkesa për lejimin e mbajtjes në zgjedhjeve në territorin e vendit.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë për KosovaPress, se zgjedhjet e Serbisë nuk duhet të lejohen të mbahen në Kosovë.

“Në rrethanat pas 24 shtatorit, kemi pa komplotin që e ka organizuar Serbia, ku u vra polici (Afrim Bunjaku) dhe u plagosët policë të tjerë dhe që u sulmu integriteti i shtetit tonë, mendoj se nuk ia vlen as të diskutojmë, pasi nuk duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë sa i përket mbajtjes zgjedhjeve ose jo”, tha ai.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës në këtë rast është parimor. Ai shton se OSBE-ja, nuk mundet të bëjë kinse grumbullimin e votave në veri, e në fakt atje bëhen zgjedhjet jashtë rregullave të KQZ-së dhe ligjeve zgjedhore në fuqi.

“Konsideroj që qëndrimi i institucioneve tona është edhe parimor dhe konsistent në atë që duhet vepruar në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi”.

Serbia më 3 nëntor ka dërguar një kërkesë OSBE-së, që ky mision të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi, më 17 dhjetor.

Në lidhje me këtë kërkesë, kryeministri Albin Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport u takuan gjatë kësaj jave. Siç thuhet në komunikatën qeveritare, Kurti e ka bërë të qartë se për një kërkesë të tillë Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndër-shtetërore dhe se kërkesa duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img