Asnjë rrugë nuk paraqet pengesë për qarkullim të lirë në Komunën e Skenderajt.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura duke thënë se ekipet e mirëmbajtjes që prej orës 5 të mëngjesit e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, janë duke bërë punën e tyre.
Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.
Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ajo, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.