1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryediplomatja për takimet në Kosovë: Kërkova de-përshkallëzim e ripërtrirje të angazhimit në Dialog

Shefja e diplomacisë belge, Hadja Lahbib, ka shkruar për takimet që ajo pati në Kosovë me kryediplomaten Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lahbib ka thënë se sikurse në Serbi, edhe përgjatë takimeve në Kosovë ka avokuar për de-përshkaëllëzim dhe për ripërtrirjen e angazhimit për procesin e dialogut në mes të dy shteteve e që drejtohet nga Bashkimi Evropian.

“Ngjashëm me përpjekjet e mia në Serbi, unë avokova për de-përshkallëzimin dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar ajo.

Lidhur me këtë takim njoftoi mbrëmë edhe Zyra e Kryeministrit, ku shpalosi detaje.

“Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij të përzemërt për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, dhe që vazhdon edhe sot e tutje. 15 vjet pas njohjes nga Belgjika dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, sot u bë edhe përurimi i ngritjes së përfaqësimit diplomatik të Belgjikës në Kosovë në nivel Ambasade, në një ceremoni ku e pranishme ishte zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Hapja e Ambasadës së Belgjikës në Kosovë është manifestim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe, potencialit dhe vullnetit të dyanshëm për thellim të raporteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për marrjen e presidencës nga Belgjika të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Me këtë rast, kryeministri Kurti dhe ministrja Lahbib diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes e kulturës, krahas atij politik. Meqë jemi në prag të Presidencës belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Ballkanit erëndimor në Bashkimin Evropian, përkatësisht të rrugëtimit të Republikës së Kosovës në atë drejtim. Kosova ka dorëzuar aplikimin e saj për anëtarësim më 15 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është në pritje që të marrë statusin e vendit kandidat”, u tha tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img