Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se kryeqyteti ukrainas është goditur nga një sulm masiv me dronë gjatë natës.
Klitschko tha se shënjestër e sulmit ishin shumë vendbanime rreth kryeqytetit ukrainas, teksa Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ky ishte sulmi më i madh rus deri më tani në luftë duke përdorur dronët kamikaz “Shahed”, shkruan Skyneë.
Bëhet e ditur se dronët janë rrëzuar, por disa pjesë të tyre që ranë në tokë kanë lënë së paku dy persona të plagosur dhe kanë dëmtuar disa ndërtesa.