-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshjet me Serbinë, Kurti ia thotë edhe diplomates belge: Nënshkrimi garancë për zbatimin e tyre

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur sot ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, e shoqëruar nga ambasadori i parë i Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier dhe delegacioni zyrtar.

Kurti fillimisht e ka uruar atë për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës, teksa diskutuan edhe për marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve.

“Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij të përzemërt për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, dhe që vazhdon edhe sot e tutje. 15 vjet pas njohjes nga Belgjika dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, sot u bë edhe përurimi i ngritjes së përfaqësimit diplomatik të Belgjikës në Kosovë në nivel Ambasade, në një ceremoni ku e pranishme ishte zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Hapja e Ambasadës së Belgjikës në Kosovë është manifestim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe, potencialit dhe vullnetit të dyanshëm për thellim të raporteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për marrjen e presidencës  nga Belgjika të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Me këtë rast, kryeministri Kurti dhe ministrja Lahbib diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes e kulturës, krahas atij politik. Meqë jemi në prag të Presidencës belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Ballkanit  erëndimor në Bashkimin Evropian, përkatësisht të rrugëtimit të Republikës së Kosovës në atë drejtim. Kosova ka dorëzuar aplikimin e saj për anëtarësim më 15 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është në pritje që të marrë statusin e vendit kandidat”, thuhet tutje në njoftim.

Zyrtarja belge u njoftua nga Kurti edhe për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit.

“Në takim u fol edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe për raportet e Kosovës dhe Serbisë në dritën e sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit sot dy muaj më parë dhe takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel. Kryeministri Kurti e njoftoi ministren belge Lahbib për angazhimin dhe qasjen konstruktive që Kosova ka pasur përgjatë procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për qëndrimin e Kosovës në takimin e fundit në Bruksel në të njëjtën ditë kur po zhvillohej edhe Samiti i Këshillit Evropian. Ai ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, dhe se nënshkrimi i tyre është garanti i respektimit dhe zbatimit të tyre drejt një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ”, përfundon njoftimi i ZKM-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img