-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku godet Qeverinë Kurti: Më antikushtetuesja që ka pasur Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta shpall të pavlefshëm Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti është më antikushtetuesja që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Sipas tij, VV dhe Qeveria mund edhe të ankohen se “si një ligj antikushtetuese nuk zë vend”.

“Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj. Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img