-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjetja dhe ndërrimi i vendvotimit, KQZ del me njoftim të rëndësishëm për votuesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pas votimit në qershor të Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, tashmë ka filluar që të implementojë kujdesshëm obligimet që dalin nga Ligji.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se që nga sot do të vihet në shërbim të qytetarëve mundësia për të parë qendrën e votimit dhe për ta ndërruar atë brenda Komunës ku jetojnë, shërbim i quajtur “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”

Kjo për të lehtësuar sa më shumë procesin e votimit dhe për t’iu mundësuar qytetarëve që të caktojnë qendrën e votimit sa më afër vendbanimit.

Ky vendim është marrë bazuar në Nenit 8 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thotë se listat e votuesve duhet të jenë të hapura edhe në vite jozgjedhore dhe që t’iu jepet atyre mundësia që të kërkojnë ndërrimin e vendvotimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se ky shërbim mund të merret duke klikuar në www.eomp.kqz-ks.org, dhe duke e dhënë numrin personal. Pastaj nëse dëshirohet mund të procedohet me kërkesën për ndërrimin e vendvotimit brenda Komunës./GazetaExpress/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img