0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për draftin e Asociacionit: Unë jam i gatshëm të publikohet, por atë duhet ta bëjnë ndërkombëtarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u propozua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që ende nuk është bërë publik.

Kurti është shprehur se drafti mund të bëhet publik nga ndërkombëtarët, pasi sipas tij, është dakorduar që të mos jetë i qasshëm për publikun.

Më tej kryeministri ka akuzuar Serbinë se po vazhdon t’i shkel marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve.

“Po bëhen nëntë muaj që jemi dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët… unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për çka tha se pret të ketë hetim të hollësishëm dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne. Duam sanksione për Serbinë dhe bëjë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img