1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjakovë: 29-vjeçari ikë para syve të Policisë në Qendrën e Ndalimit, u hodh nga dritarja

Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi, në Qendrën e Mbajtjes në Gjakovë, ku një i dyshuar që u arrestua nga Policia u arratis dhe akoma nuk është kapur.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta, kur i dyshuari shfrytëzoi kohën derisa zyrtari policor që po merrej me rastin po kryente procedurat e tjera dhe ia mbathi nga dritarja.

Të njëjtat burime thonë se kjo bëri që Policia të aktivizohej sërish, por i dyshuari është larguar në një drejtim të panjohur dhe ende nuk është bërë lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img