0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reparti i Gjinekologjisë jashtë funksionit, gruaja lind në sallën e Emergjencës të QKMF-së në Skenderaj

Një intervenim i natyrës urgjente u bë të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, konkretisht në sallën e Emergjencës.

Stafi i këtij reparti u angazhuan në procesin e lindjes së një gruaje që u soll aty nga një klinikë private.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura ka treguar detajet se si iu desh ekipit të intervenojë në këtë rast.

“Dje rreth orës 09:40 minuta është sjell një paciente që kishte kryer kontrollet në një klinikë private por që i njëjti ka drejtuar gruan që të shkojë në QKUK-ë për lindje. Derisa kanë ardh këtu për të kërkuar një autoambulancë, ekipi emergjent e kanë parë gjendjen e saj dhe është dashur të intervenojnë“.

“Një kat më lart se salla e emergjencës, ky institucion ka repartin e lindjes, pothuajse të kompletuar, por i njëjti, është jashtë funksionit shkaku i një telashi me të cilin përballen edhe shumë institucione të tjera shëndetësore në komuna: mungesa e stafit. Ministria e Shëndetësisë na ka thënë se nëse shpreh dikush nga mjekët këtu dëshirën për specializim të kësaj fushe mundet, por që s’munden të sjellin gjinekolog”, ka deklaruar Nura për Tv Dukagjini.

Derisa reparti është i kompletuar e pajisjet janë të vendosura, banorët e kësaj komune duhet të drejtohen në klinika private ose në QKUK-ë për trajtim.

Lehona që kreu lindjen në repartin e Emergjencës në QKMF-në e Skenderajit është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img