3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti gjerman reagon pasi Serbia u fut me këngë nacionaliste kundër Kosovës në “Davis Cup”

Britania e Madhe dhe Serbia u përballën sot në raundin çerekfinal të turneut “Davis Cup” në tenis. E ekipit të Serbisë i priu tenisti nacionalist, Novak Djokoviq, i cili me shokët e tij u futën në fushë nën shoqërimin e këngës nacionaliste famëkeqe serbe që i kushtohet edhe Kosovës.

Kënga “Gëzo popull serb” ndër të tjera thotë “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

E pas kësaj ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer.

“Jo, nuk duhet ta marrim seriozisht propagandën ultranacionaliste serbe. Po, ne mund t’i besojmë Vuçiqit. Po, sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore. – Apo mos është e gjitha kjo ndoshta e gabuar?” – ka shkruar Butikofer në platformën “X”.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Djokoviq është pjesë e skandalave ku bëhet fjalë Kosova, shtet të cilin ai dhe shteti prej nga vjen nuk e njeh.

Ai njihet për qëndrimet e tij nacionaliste kundër Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img