Derbi i javës në Superligën e Kosovës në Futboll mes Prishtinës dhe Dritës nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku klubi kryeqytetas i zhvillon ndeshjet e tyre vendas.
Kjo për arsyen se fusha ndodhet në një gjendje të rënduar sa nuk i plotëson kushtet e zhvillimit të ndeshjes, raporton Sinjali Sporti.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqyetas me anë të një njoftimi, duke theksuar se ndeshja do të zhvendoset në Kompleksin Nacional në Hajvali.
Orari i ndeshjes nuk ka ndryshuar, e cila do të zhvillohet të dielën më 26 nëntor, nga ora 13:00.