1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Pare ka Kosova”/ Abdixhiku nervozohet me politikat e Kurtit: Vetëm duan të atakojnë, nuk punojnë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospunë, duke thënë se nuk po investojnë. Sipas tij, 700 milionë euro ndodhen në bankë qe dy vite.

Abdixhiku i përmendi edhe protestat e fundit, duke shtuar se partia në pushtet ka mungesë të vullnetit politik.

“Qeveria i ka pas 900 milionë euro mi investu, i ka investu vetëm 29%. Pare Kosova ka, nuk ka qeveri që po i implementon këto. Pare ka Kosova sepse i ka 700 milionë euro që po rrinë tash e dy vite në bankë. Si është e mundur zero investime kapitale në shëndetësi. Nuk e kuptoj gjuhën kur del i atakon bizneset kaq ashpër, thua se janë hajna e kriminela. Paramendone njësitë tona speciale i ke në protestë, i kemi pas mësuesit e mjekët në protestë”, tha ai.

Sipas tij, projektet “bëhen thjeshtë, por është mungesë e vullnetit politik”.

“Angazhimin në publik e kanë si ta atakojnë tjetrin, si të prodhojmë një video për tjetrin që të tregojmë se janë të këqinj, e jo si ta bëjmë një projekt”, tha ai në Pressing.

Në fund, ai tha se “Brenda qeverisjes sime nuk i paramendoj kësi probleme. Së paku disa probleme në ditën e parë i zgjdhi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img