7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia ndal për kontroll një autobus në Gjakovë, i gjejnë thikë pasagjerit 15-vjeçar

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Të rinjtë, duke përfshirë edhe ata të moshës së mitur, kapen goxha shpesh me armë të ftohta e mjete të tjera, qoftë në institucione arsimore, apo edhe në hapësira të tjera.

Një rast i tillë është zbuluar dje pasdite në fshatin Bec në Gjakovë, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një autobus.

Sinjali mëson se te njëri nga pasagjerët, i moshës 15-vjeçare, pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë).

Për pasojë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se thika është e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautotrizuar të armës’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img