Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për ngjarjen e djeshme në Suharekë, ku persona të armatosur plaçkitën një argjendari dhe plagosën një polic, ndërsa një tjetër pësoi lëndime gjatë këtij rasti.
Në reagim, sindikata kërkon dënimin e personave të dyshuar me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë.
“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryerësve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale”, thuhet në këtë reagim.
Dje në orët e pasdites, në qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit janë lënduar dy zyrtarë policorë, njëri me armë zjarri.
Pas tretmanit mjekësor, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Deri më tani, sulmuesit janë në arrati. /Klankosova.tv