13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

AAK tregon pse ndryshoi qëndrim për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ishin bllokuar tash e katër muaj në mungesë të votave nga partitë opozitare.

Këto marrëveshje u bë e mundur të votohen, pasi deputetët e AAK-së ndryshuan qëndrimin e tyre.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Kushtrim Xhemaili ka thënë për IndeksOnline se ky subjekt përgjatë dy vite e gjyshme i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë prej 830 milionë euro.

“Qëndrimi ynë politik për të mos i votuar ka qenë për t’i treguar pozitës se sa e rëndësishme është opozita dhe sa i rëndësishëm është debati parlamentar dhe ndërtimi i koncensusit për çështje të brendshme dhe jo për të dëmtuar të mirën publike. Prandaj, sot deputetët e Aleancës duke pasur parasysh ato marrëveshjet ndëkombëtare që janë në shërbim të së mirës publike, ka vendosur t’i japë mbështetje”, ka thënë ai.

Kujtojmë se vlera e projekteve të këtyre marrëveshje është mbi 400 milionë euro.

Ndërsa, deputetët e PDK-së nuk kanë votuar për miratimin e këtyre marrëveshjeve./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img