Aktori dhe këngëtari amerikan Jamie Foxx, sipas dokumenteve të gjykatës, akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në vitin 2015. Kështu ka raportuar gazeta amerikane TMZ .
Gruaja, e cilësuar në dokumentet e gjykatës si Jane Doe, tha se Foxx e sulmoi atë në çatinë e restorantit Catch në Nju Jork, transmeton Indeksonline.
Tani ajo kërkon dëmshpërblim.
Nuk është hera e parë që 55-vjeçari Foxx akuzohet për sulm seksual. Në vitin 2018, një grua pretendoi se ai e “goditi” me penisin e tij, një pretendim që Foxx e mohoi atë kohë./Indeksonline/