-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Koha kur alkooli ishte i ndaluar në ShBA

102 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit të 18-të të Kushtetutës amerikane, që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj, që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët.

Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun, që po rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjekësore me përmbajtje të lartë alkooli.

Disa prej të ashtuquajturave kura shiteshin dhe bliheshin si pije alkoolike. Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë për qëllime mjekësore.

Ndalimi kushtetor i pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara qëndroi në fuqi deri më 5 dhjetor të vitit 1933, kur shtetet ratifikuan amendamentin e 21, i cili shfuqizoi amendamentin e 18-të të kushtetutës amerikane.

Që prej atëherë, jo vetëm alkooli për qëllime mjekësorë, por edhe pijet alkoolike të të gjitha llojeve u bënë përsëri të ligjshme në Shtetet e Bashkuara. /KosovaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img