Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në RTV21 duke folur për rritjen e pagave gjatë mandatit të Qeverisë Kurti tha se paga e ”kryeministrit është zvogëluar”.
”Po kemi mbi 100 milionë euro që kur ka hyrë ligji i fundit në fuqi për paga, rritje në sektorin publik, kryeministrit i është zvogëluar paga, në kuptimin e asaj çfarë ka qenë dhe si është tash kur ka qenë ligji i vjetër me vendime të ish kryemisnitrit, paga tash është më e vogël e kryeministrit”, tha Korencia ndër tjera.