Klubi basketbollistik Trepça e ka mbyllur me fitore këtë sezon në FIBA Europe Cup.
Skuadra motrovicase, në palestrën ”Minatori” shënoi fitore ndaj skuadrës franceze, BCM Gravelines Dunkerque, me rezultat 76:68. shkruan IndeksOnline.
Darnell Edge ishte basketbollisti më i dalluar i Trepçës me 23 pikë, i ndjekur nga Drilon Hajrizi me 17 sosh.
Xehetarët përfunduan grupet me një fitore e tri humbje, duke u renditur e fundit me 5 pikë.
Gravelines Dunkerque renditet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa skuadra holandeze, Leiden është lidere e grupit me 7 pikë./IndeksOnline/