-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Grabitja në Suharekë, policia jep detaje: Një polic i plagosur dhe një tjetër është lënduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka dhënë detaje të reja për grabitjen e stome në Suharekë.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se në këtë ngjarje një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar.

Ai ka treguar se lëndimet janë të natyrës se lehtë.

Vetëm një zyrtarët policor ka marr plagë në këmbë nga një plumb, kur kanë arritur njësitet në vend të ngjarjes dhe janë konfrontuar me të dyshuarit. Si pasoj polici ka marr plagë në këmbë është duke marr tretman mjekësor dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka mohuar raportimet e disa mediave, se ndonjë policë tjetër është plagosur në këtë ngjaje.

Ai tjetri nuk është plagosur, është lënduar. Pra, ka marr lëndim, por nuk ka plagë”, ka thënë Gashi.

Nacionale ka kontaktuar edhe me pronarin e argjendarisë “Diakos”, Valmir Bytyçin, i cili në regjistrat e ARBK-së shkruhet të jetë pronar i biznesit, por i njëjti tha se argjendaria është në pronësi faktike të axhës së tij, për të cilin tha se ende nuk është në gjendje të deklarohet rreth sasisë së dëmit apo vlerës së grabitur të bizhuterisë nga personat e armatosur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img