Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave, raporton Gazeta Sinjali.
Për pasojë, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.
Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit”.
“Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.