1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është polici që u plagos nga hajnat që plaçkitën argjendarinë “Diakos” në Suharekë

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë një zyrtar policor ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se polici që mbeti i plagosur është Florim Bytyqi, i cili po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast.

Të dyshuarit gjuajtën në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në këmbë, mëson tutje Gazeta Sinjali.

Policia e ka konfirmuar për Sinjalin se gjendja shëndetësore e policit është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.”

Ndërsa katër të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img