0.8 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

Kurti fajësoi ASK’në për shtyrjen e regjistrimit, Rukiqi: Agjencia funksionon brenda ZKM’së – fajin e ke te Zyra juaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në muajin prill të vitit 2024 dhe për këtë kryeministri Albin Kurti fajësoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Rukiqi ka thënë se Kurti nuk po e di se as çka udhëheq e as kë udhëheq, duke shtuar se “ASK’ja funksion brenda Zyrës së Kryeministrit”.

“Me gjase ky nuk e din, as çka udheheq, as kend e udheheq. Agjencia e Statistikave te Kosoves, funksionon brenda Zyres se Kryeministrit. Fajin e ke te Zyra juaj Kryeminister.  I shkuan 3 vite me ankesa dhe viktimizim”, ka thënë Rukiqi.

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë. Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, ka thënë ai.

Paraprakisht Kurti njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës është etnitet përgjegjës me Ligj për zbatimin e regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Që nga fillimi i mandatit Ligjin e kemi planifikuar dhe hartuar me përfshirjen maksimale të Agjencisë. Për të siguruar procesin kemi kërkuar sigurimin e prokurorimit të laptopëve, tabletëve e rekrutimit të mbikëqyrësve dhe regjistrueseve përmes AQP-së për të mos pasur më shumë vonesa në procedurë”, ka thënë ai.

E nga u.d i drejtorit, Avni Kastrati, Kurti tha se ka marr zotim se do të punojnë që ky proces të përfundojë.

“Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së, si një hap para për të rritur efikasitetin e procesit. Letra informuese që e kam pranuar nga u.d,. i ri i detyrës së drejtorit nga Avni Kastrati, dëshmon që procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë. Kësaj radhe është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten dhe se tashmë janë të qartë sa i përket mësimeve që kanë nxjerr”, ka thënë ai.

Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img