1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zjarri në IML, Halimi: Në vend se të zbardhet e vërteta, i vihet flakë asaj

Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me djegien e një pjese të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Halimi përmes një postimi ka shkruar se djegia e objektit duhet të hetohet menjëherë nga organet përgjegjëse.

Tutje ajo ka thënë se “Në vend se të zbardhet e vërteta, i vihet flakë asaj!.

Postimi i saj i plotë:

Djegia e një pjese të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë, duhet të hetohet menjëherë nga organet përkatëse. Për më tepër, qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse ka pasur dëmtim të provave që gjenden aty.

Rreth një vit më parë ishin zhdukur prova në këtë rast të ndjeshëm; muaj më herët kishte shpërthyer një zjarr aty; ndërsa tani sërish zjarr në këtë institut?

Fatkeqësisht kjo është pamja e dhimbshme e drejtësisë në vend! Në vend se të zbardhet e vërteta, i vihet flakë asaj.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img