-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata merr vendim për Millen Millenkoviqit, i njohur si Llune

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar sërish masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh shtesë Millun Millenkoviq, i njohur si Llune, që dyshohet për kryerje të veprave terroriste në bashkëkryerje.

Vazhdimin e masës e ka konfirmuar për Kallxo.com zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ajo në përgjigjen me shkrim ka treguar se Departamenti Special i Gjykatës, ka vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, me ç’rast ka marrë vendim që të pandehurit në fjalë, paraburgimi t’i zgjatet edhe për dy muaj të tjerë.

Fakti që vendimi është marrë me 10 Nëntor të vitit 2023 nënkupton që Llune sipas kësaj mase te re të sigurisë do të qëndroj në paraburgim deri me 12 Janar 2024.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Millenkoviq ka qenë një prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Avokati mbrojtës Millun Millenkoviq, Miodrag Bërklaq ka treguar se edhe ky vendim për paraburgim është marrë nga gjyqtari i njëjtë i procedurës paraprake Mentor Bajraktari sipas kërkesës së prokurorit special Afrim Shefkiu.

Avokati Miodrag Bërklaq e ka konsideruar vendimin për zgjatjen e paraburgimit të paligjshëm dhe ka konfirmuar se zyra e tij e ka ankimuar atë.

“Mendoj se [vendimi] nuk është i ligjshëm, edhe zyra ime veç e ka bërë ankesën edhe e kemi dërgu atje ku duhet të dërgohet ankesa” – tha avokati Miodrag Bërklaq.

Me rastin e arrestimin të Llune, prokurori Afrim Shefkiu pati konfirmuar për KALLXO.com se ai ishte i përfshirë në sulmin ndaj zyrave të KKZ-së bashkë me Dejan Pantiq.

“Personi, Millun Milenkoviq është arrestuar sot në ora 12:00 për shkak të veprës penale “sulmit terrorist” që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në zyrat e KKZ-së i implikuar me disa persona të tjerë si rasti “Pantiq” dhe të tjerë. Dyshohet edhe për këto vepra penale, natyrisht që Policia janë duke punuar në atë drejtim, në sigurimin e provave. Është rast i veçantë por provat do të sigurohen nga Policia e Kosovës që ka qenë i implikuar në sulmet ndaj KFOR-it”- pati shpjeguar prokurori special Afrim Shefkiu.

Kronologjia e rastit

Millun Millenkoviq i njohur si Llune u arrestua me 13 Qershor 2023 nga zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij pati krijuar një situatë të tensionuar, ku një grup i qytetarëve serb u mblodhën pranë vendit ku ai po arrestohej, një lokal floktarësh, me qëllim që të kundërshtoheshin veprimet policore të NJSI-së që po ndërmerreshin.

Nga i gjithë aksioni u lënduan tre policë dhe tri vetura zyrtare të Policisë së Kosovës ishin dëmtuar.

Pas arrestimit të Millenkoviq, Prokuroria Speciale kishte parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit ndërsa gjykata kishte vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të njëjtit.

Me 13 korrik 2023, Gjykata e Prishtinës ia kishte vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh Millun Millenkovic.

Masa e aplikuar së fundmi – zgjatja e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë– do të jetë vendimi i tretë gjyqësor me masë paraburgimi për të pandehurin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img