4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili për zjarrin në IML: E frikshme, ngrit dyshime për përfshirje të rrezikshme të pushtetit

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e ka cilësuar si “tmerr i tmerrit”, zjarrin që dogji një hapësirë të Institutit të Mjekësisë Ligjore mëngjesit të sotëm.

Ajo këtë e ka lidhur me dhënien e dëshmisë së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë së hënës për rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast. Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

“KY ALARM nuk guxon të ndalet.  Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme”.

Ndryshe, sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta

lokalizojnë zjarrin. Sipas tyre, nuk ka persona të lënduar nga zjarri

Ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img