4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës në dy raste të ndara konfiskon mallra të kontrabanduara

Policia  e Kosovës,  në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Viti dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në Jarinje, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në terren, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy automjeteve të ngarkuara me mall të kontrabanduar.

Në rastin e parë, në rajonin e lindjes, me datën 20.11.2023, është vërejtur një automjet i dyshuar pa targa i cili po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë-Viti, i cili përkundër urdhrave të zyrtarëve policorë për ndalim, ka tentuar që të largohet, ku gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku me njërën nga veturat zyrtare të PK-së dhe si përfundim është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Të dyshuarit me iniciale M. M. gjatë kontrollit të mjetit që e drejtonte i janë gjetur mallra të ngarkuara në vlerë tregu mbi 25.000 euro, mallra të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV – RKS, e që janë si në vijim:

 poça elektrikë – 7100 copë,

 rrush i terur rreth 300 kg,

 arra të qëruara rreth 1040 kg,

 arra indiane rreth 200 kg,

 tekstil jakne 158 copë,

 çanta krahu për femra 55 copë,

 jelek-mont 25 copë,

 çorape 6 palë dhe

 1 palë këpucë për femra.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli  dhe automjeti i përfshirë në rast u dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Po ashtu në të njëjtën datë, në rajonin e veriut, gjatë një patrullimi nga NjNSh në Jarinje është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Jellakce, ku e njëjta po ashtu ishte pa targa, në të cilën ndodheshin mallrat e kontrabanduara (pijet alkoolike dhe të gazuara).

Është bërë tërheqja e mjetit i cili është dërguar në terminalin doganor Mitrovicë, në ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, për procedurat e mëtejme hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img