-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Berisha për sulmin drejtuar Kuvendit: Akt terrorist dhe kriminal

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është i pari nga politikanët e Shqipërisë që ka reaguar drejtuar sulmit të mbrëmshëm në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Berishës akti i mbrëmshëm ishte akt terrorist kriminal dhe terrorist ndaj institucionit themelor të Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Sipas tij organizatorët dhe ekzekutorët e këtij sulmi të gjenden sa më parë dhe të marrin ndëshkimin e merituar ligjor.
Ky është postim i plotë:
Kuvendi i Kosoves sulmohet me arme antitank!
Te dashur miq, mbreme, ne nje akt terrorist kriminal eshte qelluar me predha antitank Kuvendi i Republikes se Kosoves. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt si nje sulm terrorist ndaj institucionit themelor te Republikes se Kosoves, stabilitetit te saj, uroj qe ideatoret, organizatoret dhe ekzekutoret e tij te gjenden sa me pare dhe te marrin ndeshkimin e merituar ligjor! Sb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img