3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nga viti 2024 të gjitha shërbimet në spitalin e Pejës do të bëhen me termine

Risi në vitin 2024, të gjitha shërbimet do të bëhen me terminë përmes telefonit !

Spitali i Përgjithshëm në Pejë nga 1 janari 2024 do të fillon me një shërbim të ri lehtësues dhe i domosdoshëm për pacientët.

Në njoftimin për media thuhet se vizitat specialistike, bërja e analizave apo marrja e shërbimeve radiologjike apo ekzaminimet tjera do të bëhen vetëm me termine. Në këtë mënyrë pacienti do ta ketë të përcaktuar orën e saktë të vizitës apo shërbimit që do të merë.

Terminët për vizita do të mundësohen të bëhen përmes thirrjes telefonike nga pacienti me qëllimin që të mos detyrohet të vije për termin e pastaj edhe për vizitë apo të pres në hollët e Spitalit.

Normalisht se terminët do të mund të bëhen edhe direkt tek sporteli në objektin e Ambulancave Specialistike.

Natyrisht që për vizita specialistike, bërjen e analizave apo ekzaminimeve grafike, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga Mjeku i Mjekësisë familjare.

Avancimin e shërbimeve e shohim detyrë tonën në shërbim ndaj pacientëve dhe qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img