3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon 8 vite burg për Shakiren

Këngëtarja kolumbiane e popit, Shakira do të jetë në gjykatë në Spanjë gjatë ditës së sotme. Shakira thuhet se ka mashtruar organet tatimore spanjolle me 14.5 milionë euro.

Ylli 46-vjeçar ndërkombëtar pritet të marrë pjesë personalisht në fillimin e gjyqit në Barcelonë. Zyra e prokurorit publik e akuzon Shakirën se ka jetuar kryesisht në Spanjë nga viti 2012 deri në 2014 dhe nuk ka paguar taksa.

Me ndihmën e një sërë kompanish në parajsat fiskale, ajo dyshohet se mashtroi organet tatimore me rreth 14.5 milionë euro.

Prokuroria kërkon tetë vite burg dhe 23.8 milionë euro gjobë për këngëtaren. Shakira i mohon me vendosmëri akuzat.

Avokatët e saj sigurojnë se ajo u transferua përgjithmonë në Spanjë pak para lindjes së fëmijës së saj të dytë me lojtarin e atëhershëm të FC Barcelona, Gerard Pique në janar të 2015.

Pas ndarjes së saj nga Pique, e cila u njoftua vitin e kaluar, Shakira tani jeton në Miami me dy djemtë e saj./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img