Avdullah Hoti, ka thënë se sot mbahet kuvendi i dhjetë zgjedhor i LDK’së – “partisë themeltare të shtetit të Kosovës, të partisë që e themeloi dhe e udhëhoqi për shumë vite ati i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova”.
Ai ua ka uruar anëtarëve dhe mbështetësve të LDK’së kuvendin e dhjetë.
“Urime Kuvendi i X anëtarëve dhe mbështetësve. Urime në veçanti atyre që nuk iu ndanë misionit të LDK-së për më shumë se tri dekada.”
Sipas Hotit, vizioni i LDK’së ka mbetur i palëkundur edhe pse vitetm nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë kanë ndryshuar.
“Vitet kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë, por vizioni i LDK-së mbetet i palëkundur — një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuarar të Amerikës. Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej.”
Ai ka thënë se kjo ditë është festë në LDK.
“Rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës.”