14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

FSHF del me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe

Kombëtarja e Shqipërisë pasi arriti të siguronte biletën për EURO2024, nesër luan ndeshjen e fundit të kaulifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjët do të jenë nikoqire e Ishujve Faroe, me ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin ”AIR Albania” në Tiranë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët që kanë siguruar biletë se hyrja në stadium do të nis nga ora 17:45.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img