Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje ka vdekur edhe personi i dytë që ishte përfshirë në aksidentin e së premtes në rrugën Kaçanik- Ferizaj.
Qazim Reka nga Policia në Ferizaj ka bërë të ditur për Express se viktima Z.A. është e gjinisë femërore, e lindur në vitin 1950.
Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.
Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.
“Vdes e aksidentuara e dytë në rrugën Kaçanik-Ferizaj, Zyrmije (Asan) Raka. Nëna e Emin, Afrim, Faton, Feta, Bafti dhe Baki Rakës. NGUSHËLLIME! P.s. Varrimin, njoftim nesër (e diel)”