Një femër në Gjakovë ka raportuar mbrëmë në polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.
Policia bën me dije se pasi viktima ka pranuar tretman mjekësor, është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.
I dyshuari është duke u kërkuar nga autoritetet, por nuk kanë arritur ta kapin.
Ndërsa rasti i cili u cilësua “Dhunë në familje” është duke u hetuar.