-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeprokurori i Shtetit, Molliqaj: Është hera e dytë që LDK i ofrohet me shërbime pushtetit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se është hera e dytë që Lidhja Demokratike e Kosovës i ofrohet me shërbime pushtetit.

Sipas Molliqajt, këtë herë duke mos dhënë votat për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Është hera e dytë që LDK i ofrohet me shërbime pushtetit. Kësaj here duke mos i dhënë votat për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Hera e parë ishte vota në Kuvend për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme”, ka thënë Molliqaj.

“Pushteti autoritar nuk bën dot pa veglat e tij. Prokuroria është organi i akuzës, prandaj e do me çdo kusht, me çdo çmim. Nuk jemi në fillimin e mandatit, nuk janë 100 ditët e para. Pushteti e ka dëshmuar qëllimin e tij me drejtësinë: kapje me çdo kusht. Duan dominim politik në KPK përmes anëtareve që zgjjdhen nga Kuvendi. Kjo nënkupton që dora e kryeminsitrit mbërrin deri te Kryeprokurori, edhe atë ligjërisht. Nuk janë fshehur, vazhdojnë njëjtë edhe pas goditjes nga Komisioni i Venecias, edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“S’mund të jetë rrugë e re një teknologji llogaritare që e çon partinë në shërbim të shërbyeses me titull presidencial”.

“Kohët e errëta kanë ardhur jo vetëm prej prej atyre që s’kanë parë, kanë ardhur sidomos prej atyre që kanë heshtur sepse kanë menduar për vete”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img