Mbrëmë ishte nata prime e Big Brother VIP Kosova 2, ku nuk munguan debate e diskutime të shumta, por që pati largim të një banori dhe hyrje të një banoreje.
Pas prime, Gani u përpoq të ngacmonte Lindën tek dhoma e gjumit me humorin e tij.
Në një moment ai iu afrua Lindës, e cila ishte duke u përgatitur për të fjetur, dhe si me shaka i thotë: “Këqyre kamerën, a rrimë për hatër të publikut dy minuta.”
Linda, e cila ishte tashmë në shtratin e saj, luste Ganiun që të shkonte te vendi i tij.
“Shukma zjarrin” –vazhdon Ganiu me shaka, derisa Linda e largon nga shtrati.