Disa muaj pasi u mor vendimi që rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë të bëhej njëkahore, duket se udhëheqësit e Kryeqytetit i kanë rënë pishman.
Sot, Komuna e Prishtinës njoftoi se kjo rrugë, që dikur njihej si “Kosta Novakoviq”, do të rikthehet në dy-kahore.
“Nga e marta, 21.11.2023, rruga ‘Ukshin Hoti’ do të bëhet rrugë dy kahore. Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën ‘Robert Dol’ deri në udhëkryqin me rrugën ‘Bekim Fehmiu’”, u tha në njoftimin e Kryeqytetit.