0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Challandes: Ndeshja kundër Zvicrës është shumë e rëndësishme për Kosovën

Bernard Challandes, kryetrajneri i Kosovës mes viteve 2018 dhe 2021, ka thënë se ndeshja e sotme mes Dardanëve dhe Zvicrës është shumë e rëndësishme për ish-skuadrën e tij.

Ai, në një intervistë për “Le Temps”, pret një ndeshje të zjarrtë për sa i përket tifozëve, por edhe atmosferë të mirë.

Më 2021, Bernard Challandes ishte një prej konkurrentëve të Murat Yakin për të drejtuar skuadrën zvicerane. Prandaj, ai nuk dëshiron të komentojë situatën aktuale të “Nati”, pasi i druan ndonjë keqinterpretimi të fjalëve të tij.

Në anën tjetër, ai thotë se e ka shijuar shumë periudhën sa ishte drejtues i Dardanëve – nga marsi 2018 deri në tetor 2021.

Kosova luan sot kundër Zvicrës në Bazel me fillim nga ora 20:45.

Kosovës i duhet vetëm fitorja në rast të ëndërrimit të kualifikimit për Euro2024.

Në grupin I ku bën pjesë Kosova, Zvicra kryeson me 16 pikë sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Izraeli është në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa dy më pak ka Kosova në të katërtin.

Që Kosova ta arrijë kualifikimin, duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura – me Zvicrën sonte dhe me Bjellorusinë të martën në “Fadil Vokrri”, ndërsa Zvicra duhet ta humbasë edhe ndeshjen e fundit që e zhvillon si mysafire e Rumanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img