0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së: S’e kam parë Draftin, s’ka Asociacion pa marrëveshje të plotë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj mohon ta ketë parë draft-statutin e ri të Asociacionit.

Por, ai shprehet i bindur që nuk do të ketë Asociacion pas pasur marrëveshje të plotë me Serbinë.

“Ne nuk e kemi parë draftin sepse ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti, ashtu si nga pesë fuqitë të cilët kanë qenë aty të pranishëm në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kanë kërkuar që të jetë konfidenciale, mirëpo ne kemi biseduar të themi për parimet kryesore dhe në këtë kuptim, kryeministri Kurti ka qenë shumë i qartë , që ka thënë se nuk ka asociacion në Republikën e Kosovës pa pasur një marrëveshje të plotë”, ka deklaruar ai.

Rexhaj tregon përpjekjet që po bëhen për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive.

Ai ka thënë për “front online” që Asociacioni është prezent që nga viti 2013, që sipas tij Kurti, po mundohet ta zhbëjë.

“Asociacioni është obligim ndërkombëtarë nga viti 2013, pra nuk është që kryeministri Kurti ose Lëvizja Vetëvendosje ka sjell diçka të re në këtë frymë, sepse përherë po tentohet të thuhet që ju keni sjell ta themi edhe një marrëveshje si obligim ndërkombëtarë. Jo në asnjë formë. Asociacioni është aty nga viti 2013 dhe krejt ne çka po mundohemi të bëjmë është që Asociacioni i cili ka pas kompetencë ekzekutive që në 2015 Gjykata Kushtetuese e rikthen prapë në 2013 thotë bëje sërish në parimet e saj, është që ta minimizojmë rolin e saj destruktiv, ose ta zhbëjmë në plotni”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img